Sporte të tjera

Kosova kualifikohet në plejof të Evropianit të CS2

Kosova

Kosova është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Counter-Strike 2, që po mbahet në Prishtinë.

Të enjten, në sallën "1 Tetori" ku ishin mbledhur qindra tifozë, Kosova mposhti Danimarkën 2:1 në harta dhe siguroi vendin e parë të Grupit A.

Kosova dje kishte mposhtur edhe Çekinë.

Çekia do të luajë ndaj Irlandës e më pas fituesi do të përballet me Danimarkën për vendin e dytë të grupit.