Hendbollistët e Kastriotit të Ferizajt e kanë humbur ndeshjen e parë që ishte e vlefshme për raundin e dytë të Kupës Evropiane.
Kupa Evropiane është niveli i tretë i garave kontinentale për klube të hendbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKastrioti i Ferizajt të premten në palestrën e qytetit në Lipjan u mposht 31:28 nga kampioni i Luksemburgut, Differdange.
Edhe ndeshja e kthimit do të luhet në palestrën e qytetit në Lipjan të shtunën nga ora 20:00.
Alban Haziri ishte më efikasi te Kastrioti me nëntë gola. Me lojë të mirë u shqua Jeton Bislimi, që i kishte shtatë gola. Felippe Teixeira i shënoi pesë gola, derisa portieri Ëadi Chebbi u dallua me plot 15 pritje.
Kastrioti është fitues në fuqi i Kupës së Kosovës.
Kastrioti nuk luan në palestrën në Ferizaj, për shkak të shfrytëzimit për procesin e numërimit të votave.