Ferizaj është skuadra e radhës e hendbollit që pësoi humbje të thellë në skenën evropiane. Skuadra ferizajase është mposhtur në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Të premten mbrëma në palestrën në Greme, Ferizaj u mposht nga skuadra e Ishujve Faroe, VIF, me rezultatin 34:23.
Luna Gonçalves, Fatiha Haimer dhe Sevdanur Ozkan i shënuan nga pesë gola për Ferizajn.
Katër i kishte Agnesa Hysa. Me 12 pritje u dallua Edona Rogova.
Ndeshja e dytë është të dielën, po në Greme të Ferizajt.