Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Hendboll, Kosova mposhtet thellë nga Holanda

Hendboll

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është mposhtur thellë nga Holanda, të premten mbrëma në Winterthur të Zvicrës.

Kosova po merr pjesë në turneun “Yellow Cup”, ndërsa ndeshjen e parë e humbi me rezultat 36:24. Që në pjesën e parë holandezët bënë shkëputje të madhe, 17:9.

Cilësia ishte plotësisht në anën e “tulipanëve” që po përgatiten për paraqitje në Botëror. 

Kosova e Holanda janë në një grup kualifikues për Euro 2026, ndërsa barazuan 33:33 më 10 nëntor në Prishtinë.

Të shtunën, Kosova luan ndaj Zvicrës, ndërsa të dielën takohet me Italinë.

Edhe Kosova mposhtet thellë edhe nga  Zvicra Sporte të tjera Kosova mposhtet thellë edhe nga Zvicra

Edhe Zvicra e Italia do të paraqiten në Botërorin që zhvillohet më vonë këtë muaj.

Ky është edicioni i 51-të i turneut “Yellow Cup”.