Ferizaj dhe Fer Volley janë fitues të Kupës së Pavarësisë në volejboll.
Dy skuadrat nga Kosova dominuan dhe fituan në turneun që nisi të premten dhe përfundoi të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMorën pjesë skuadra nga Kosova, Shqipëria dhe skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Ndeshjet e Kupës së Pavarësisë u zhvilluan në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Kampioni në fuqi i Kosovës në konkurrencën e meshkujve, Ferizaj, që në javën e kaluar humbi në finale të Kupës së Federatës nga Peja, iu revanshua skuadrës pejane duke e mposhtur 3:2 në sete. Më i miri i finales ishte Santiago Andres Ruiz Alvarez i Ferizajt.
Ferizaj në gjysmëfinale eliminoi Partizanin e Tiranës, 3:2, kurse Peja e eliminoi Shkëndijën e Tetovës, 3:0.

Te volejbollistet, Fer Volley në finale e mposhti Pogradecin me rezultatin 3:1 në sete.
Fer Volley, fitues i Kupës së Federatës të dielën e kaluar, në gjysmëfinale e mposhti Dinamon e Tiranës 3:0, ndërsa Pogradeci fitoi 3:0 ndaj Dritës.
Finalja ishte interesante, por skuadra e Fer Volleyt nuk lejoi befasi dhe fitoi 3:1 në sete. Më e mira e finales ishte Amela Llugaliu.