Italiani 19-vjeçar, Kimi Antonelli, e ka fituar garën e dytë rresht në Formula 1. Ngasësi i Mercedesit të dielën fitoi në Grand Prix të Japonisë, para Oscar Piastrit të McLarenit.
Antonelli përfundoi 13.7 sekonda para australianit.
Charles Leclerc i Ferrarit ishte i treti, kurse George Russell i Mercedesit i katërti. Lando Norris i McLarenit u rendit i pesti, derisa Lewis Hamiltoni i Ferrarit zuri vendin e gjashtë në shtegun në Suzuka.
Antonelli e fitoi garën e parë në Formula 1 dy javë më parë në Kinë. U bë fituesi i dytë më i ri në histori.
Tani i ka 72 pikë nga tri garat e para dhe është bërë më i riu që ndonjëherë ka udhëhequr në renditjen e ngasësve.
Edhe
19-vjeçari Antonelli shënon fitoren e tretë radhazi në Formula 1
“Është herët të mendohet për titull të kampionit, por jemi në rrugë të mirë”, ka thënë Antonelli. Ai ka theksuar se kishte start të tmerrshëm dhe kjo ka mundur t’i kushtojë me humbje të garës.
Mercedesi po dominon këtë edicion. Ka fituar tri garat e para. Russet ishte fitues në Grand Prix të Australisë, në garën e parë të edicionit.