Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare, Ramadani i bashkohet Lecces

Futbollisti i Shqipërisë, Ylber Ramadani, është larguar nga Aberdeeni skocez për t’iu bashkuar skuadrës italiane të Serie A, Lecce.

Raportohet se ai është transferuar në Itali për rreth 1,5 milion euro.

27-vjeçari ishte transferuar tek Aberdeeni në qershorin e vitit të kaluar nga skuadra hungareze, Budapest.

Pati paraqitje të mira për Aberdeenin, që përfundoi në vendin e tretë në Premiershipin e Skocisë.

Mesfushori ferizajas luajti në 44 ndeshje dhe shënoi një gol, ndërsa Aberdeeni siguroi garat evropiane.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh si Lecce. Mezi pres ta jap shpirtin për këtë fanellë. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ndër të tjera Ramadani.

Edhe Ramadani konfirmon largimin nga Lecce Futboll Ramadani konfirmon largimin nga Lecce

Edhe Lecce i është gëzuar transferimit të kosovarit.

“Orët e para si futbollist i Lecces për Ylber Ramadanin që ka nënshkruar kontratë trevjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër”, ka shkruar Lecce të premten.