Interesimi i skuadrave nga Serie A për mesfushorin Ylber Ramadani, po rritet gjithnjë e më shumë. Pas Lecces, në garë për shërbimet e tij është futur edhe skuadra e Veronës.
Në fakt, Lecce kishte bërë ofertë zyrtare, të cilën e ka kthyer prapa Aberdeeni, kanë njoftuar mediumet skoceze të martën.
Për kartonin e Ramadanit, Lecce ka ofruar 1 milionë euro ndërsa Verona thuhet se po bën gati rreth 2 milionë euro për ta bindur Aberdeenin në lirimin e tij.
Ramadani po e preferon kalimin te Lecce dhe po shpreson që italianët të arrijnë marrëveshje gjatë këtij muaji me Aberdeenin.
27-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Aberdeenit dhe tregoi paraqitje të mira në edicionin e tij të parë, ku në 44 ndeshje pati edhe një gol e 3 asistime. Ai ka kontratë me Aberdeenin deri në verën e vitit 2025.