Ylber Ramadani nis një sfidë të re në karrierën profesionle.
30-vjeçari është transferuar te klubi turk, Çorum nga Lecce, ndërsa ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Transferimi i tij u realizuar për 1 milion euro.
Klubi turk, Çorum, e zyrtarizoi të mërkurën transferimin e Ramadanit.
Mesfushori ishte pjesë e klubit italian Lecce nga viti 2023, duke zhvilluar 100 ndeshje në Serie A.
Ramadani karrierën e nisi në Kosovë, kurse luajti për skuadra si Ferizaj, Prishtina dhe Drita.
Edhe
Ramadani konfirmon largimin nga Lecce
Reprezentuesi i Shqipërisë ka luajtur edhe te Partizani në Tiranë dhe në Danimarkë, Hungari dhe Skoci. Për Shqipërinë i ka 50 ndeshje.
Çorumi për herë të parë do të garojë në Superligën turke.