Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Paredes me klub të ri

Roma ka konfirmuar shitjen e Leandro Paredes te klubi rus Zenit St. Petersburg, transmeton Koha.net.

“Klubi mund të konfirmojë se kemi arritur marrëveshje me klubin rus Zenit St. Petersburg për transferimin e mesfushorit Leandro Paredes”, thuhet në konfirmimin e klubit të Romës.

Roma gjithashtu ka konfirmuar se për shërbimet e tij Zeniti ka paguar 23 milionë euro, me mundësi të rritjes edhe për katër milionë të tjera.

Ai kishte bërë 54 paraqitje në fanellën e Romës, ndërsa ka shënuar katër gola.

Artikuj të ngjashëm