Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Moses bashkohet me Interin

Interi është përforcuar me anësorin nigerian, Victor Moses.

29 vjeçari është transferuar tek Ineri në formë huazimi me të drejtë blerje, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se Moses është lojtar i Chelseat, dhe së fundmi ishte i huazuar te Fenerbahçe.

Trajneri i Interit, Antonio Conte kishte menaxhauar me Mosesin, sa ishte trajner i Chelseat.