Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Moses ka stabilizuar veten dhe Fenerbahçen

Lëvizja jashtë Anglisë asnjëherë nuk ka qenë pjesë e planit për Victor Mosesin, por nigeriani pasi u la jashtë ekipit të Chelseat nga trajneri Maurizio Sarri, ka rilindur te Fenerbahçe dhe po e shijon në maksimum futbollin e Turqisë.

Sulmuesi nigerian kishte mundur të zgjidhte opsione më të lehta kur vendosi të largohet nga Chelsea në janar të këtij viti, por ai dëshiroi ta sfidonte veten tek ekipi i madh i Turqisë, Fenerbahçe që po luftonte për mbijetesë, transmeton Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kalimi i Sarrit verën e shkuar te Chelsea solli ndryshime të mëdha në sistemin e lojës, kurse Moses doli të ishte viktimë e këtyre ndryshimeve.

Moses para ardhjes së Sarrit, pati shkëlqyer te Chelsea nën urdhrat e Antonio Contes, duke arritur të fitojë titullin e kampionit në Premier League për edicionin 2016/17.

Por me Sarrin, Moses pati vetëm pesë paraqitje dhe u detyrua që të kërkojë huazimin. Ai te Fenerbahçe është huazuar për një vit e gjysmë dhe do të jetë pjesë e ekipit deri në fund të edicionit të ardhshëm...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)