Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Moses largohet nga Chelsea

Victor Moses është larguar nga Chelsea për të luajtur për një sezon te Spartaku i Moskës, ka konfirmuar klubi londinez të enjten.

29-vjeçari ka pasur telashe që të gjejë vend në ekipin e parë të “Bluve” sezoneve të fundit, duke kaluar kohën kryesisht si i huazuar.

Mesfushori i ishte bashkuar Chelseat në vitin 2012 nga Wigani.

Kohën më të mirë te Chelsea e kaloi nën urdhrat e Antonio Contes në periudhën 2016-2018, duke luajtur rregullisht për të fituar Premier Ligën.

Me ardhjen e Maurizio Sarrit ai pësoi rënie në formë dhe u huazua në janar të 2019-s te Fenerbahçe. Më pas iu bashkua Contes tek Interi.