Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Mertens pjesë e Napolit deri më 2020

Dries Mertens do të jetë pjesë e Napolit deri më 2020, ka konfirmuar klubi italian përmes faqes zyrtare.

Belgu ishte lidhur me një largim nga Napoli, pas një sezoni të jashtëzakonshëm, por që tani ka vendosur për të ardhmen e tij, transmeton Koha.net.

Presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar se nuk do të luajë për ndonjë skuadër tjetër italiane, dhe kjo është e vendosur edhe me kontratën e re, dhe mund të largohet për një çmim të lartë vetëm për një klub të huajë.