Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mertens largohet nga Napoli vitin e ardhshëm

Foto: Reuters

Sulmuesi belg Dries Mertens nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Napolin dhe pritet të largohet në fund të stinorit, shkruan "Il Corriere dello Sport" të dielën.

Ndonëse vet Mertens ka thënë se planifikon të qëndrojë më gjatë te Napoli, gazeta italiane ka njoftuar se ky stinori pritet të jetë i fundit për sulmuesin belg te skuadra italiane.

Mertens nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Napolin dhe do të largohet kur kontrata e tij aktuale t'i skadojë në verën e vitit 2020.

Destinacione të mundshme të tij janë Kina, SHBA-ja apo edhe një rikthim i mundshëm në Belgjikë.

Artikuj të ngjashëm