Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Juve pa Chiellinin ndaj Barcelonës

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini do të jetë jashtë ndeshjes së sotme ndaj Barcelonës për shkak të lëndimit.

Juventusi ka konfirmuar se mbrojtësi italian ka pësuar një lëndim muskulor gjatë stërvitjeve, transmeton Koha.net.

“Giorgio Chiellini nuk do të luajë në takimin e sotëm Juventus – Barcelona për shkak të një tendosjeje muskulore në kofshën e djathtë”, thuhet në konfirmimin zyrtare të Juventusit.

Pritet që në vend të tij të luajë Medhi Benatia.

Barcelona është lider në Grupin D në Ligën e Kampionëve me 10 pikë, kurse Juventusi mban vendin e dytë me shtatë pikë.