Juventusi do të duhet të zhvillojë ndeshjet e fundit të stinorit pa mbrojtësin kryesor të skuadrës.
Giorgio Chiellini nuk do të luajë në katër ndeshjet e mbetura të stinorit në Serie A, pasi lëndimi që ai ka pësuar në sfidën me Napolin do ta mbajë atë për afro dy muaj jashtë fushave të blerta, transmeton KP.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe trajneri Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Interin që luhet nesër.
“Praktikisht sezoni për Chiellinin është mbyllur. Nuk besoj se ai do të mund të kthehet në ndeshjet e mbetura”, ka theksuar Allegri.
Ai tani do të duhet të zgjedhë njërin në mes të Andrea Barzaglit dhe Daniele Ruganit për të luajtur në katër ndeshjet e mbetura, ku Juve është në garë të ashpër me Napolin për Scudetto.