Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiellini në dyshim për ndeshjen kundër Realit

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, është në dyshim për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.

Chiellini, 33-vjeçar, lëndoi muskulin e këmbës në ndeshjen e fundit kampionale dhe u detyrua të largohej nga fusha, shkruan sot “Koha Ditore”. Shkaku i këtij lëndimi, Chiellini është lënë edhe jashtë Përfaqësueses së Italisë për ndeshjet miqësore të këtij muaji, me Argjentinën dhe Anglinë.

Ndeshja e parë ndërmjet Juventusit dhe Realit do të zhvillohet më 3 prill në Torino. Te Juventusi për këtë ndeshje do të mungojnë edhe të suspenduarit Mehdi Benatia e Miralem Pjaniq.

Chiellini këtë edicion ka 33 paraqitje për ekipin italian në të gjitha garat.