Manchester Unitedi ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën e Zlatan Ibrahimoviqit me vendim të prerë.
Futbollisti kishte kontratë deri më 30 qershor me “Djajtë e Kuq”.
36-vjeçari, që iu bashkua Unitedit më 2016 nga PSG-ja, pritet të kalojë në Amerikë.
Ai ka realizuar 29 gola në 53 ndeshje për ekipin anglez.