Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi nuk i vazhdon kontratën Ibrahimoviqit

Manchester Unitedi nuk i ka ofruar kontratë të re sulmuesit Zlatan Ibrahimoviq, dhe suedezi është liruar nga klubi, raporton BBC.

35 vjeçari në verën e kaluar kishte nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësinë që ta vazhdojë edhe për një tjetër sezon, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, transmeton Koha.net.

Suedezi kishte lënduar ligamentet në muajin prill, që do ta lë jashtë fushës për një kohë të gjatë.