Pas transferimit të portierit anglez, Joe Hart klubi londinez West Ham ka bërë edhe një goditje të madhe në këtë afat kalimtar.
West Hami ka konfirmuar transferimin e sulmuesit meksikan, Javier Hernandez nga Lervekuseni, transmeton Koha.net.
Klubi anglez bën të ditur se në gjatë ditëve të ardhshme meksikani do të udhëtojë për në Angli për të finalizuar transferimin.
Transferimi i tij raportohet se është realizuar për 14.5 milionë euro.