Sulmuesi meksikan Javier Hernandez – Chicharito zyrtarisht është futbollisti më i ri i West Hamit.
Chicharito kalon te klubi anglez pas largimit nga Leverkuseni.
Hernandez ishte pjesë e Premier Ligës edhe në të kaluarën kur luante te Manchester Unitedi.
Kalimi i tij te West Hami ka kushtuar 16 milionë funte. Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare.