Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hernandez drejt LA Galaxy

Meksikani Javier Hernandez, i njohur si Chicharito, pritet që gjatë këtij muaji të largohet nga Sevilla për të vazhduar karrierën në SHBA, te skuadra Los Angeles Galaxy. Kështu ka njoftuar të martën gazeta spanjolle “Marca”.

Ekipi amerikan po e sheh Hernandezin si përforcim të duhur për edicionin e ri që nis në muajin mars dhe për transferimin e tij është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 15 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Hernandez 31-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Sevillas dhe deri më tash ka shënuar një gol në nëntë paraqitje në La Liga.

Me Sevillan ka kontratë deri në vitin 2022, kurse karrierë ka bërë edhe te West Hami, Bayer Leverkuseni, Manchester Unitedi, Real Madridi e Chivasi.