Javier “Chicharito” Hernandez ka kontratë me Los Angeles Galaxy deri në fund të këtij viti dhe më pas do të jetë futbollist i lirë.
Ish-sulmuesi i Leverkusenit ka konfirmuar se ai mund të luajë sërish në Evropë.
Kështu ka shkruar të shtunën njohësi i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano.
“Po shikoj për projekte në Ligën MLS, në Evropë, Meksikë dhe po ashtu edhe në Arabinë Saudite”, ka thënë 35-vjeçari.
Së fundmi ai ka pësuar këputje të ligamentit kryqëzor, por e ka lënë prapa lëndimin.
“Jam kthyer edhe më i fortë dhe dua të vazhdoj të kënaqem me futboll. Gjuri im është mirë”, ka njoftuar Hernandez. Meksikani ka luajtur edhe për Manchester Unitedin, Real Madridin, West Hamin dhe Sevillan po ashtu.
Hernandez ka 76 paraqitje për Leverkusenin, ndërsa pati shënuar 39 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.