Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hernandez i bashkohet PSG-së

Mbrojtësi Lucas Hernandez mund të konsiderohet tashmë futbollist i Paris Saint-Germainit. “L’Equipe” ka njoftuar të enjten se Parisi ka arritur marrëveshje edhe me Bayern Munichun për transferimin e Hernandezit, e cila do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.

Hernandez do t’i bashkohet Parisit për 50 milionë euro dhe me ekipin e ri do të firmosë kontratë pesëvjeçare.

27-vjeçari kishte kërkuar largimin nga Bayerni, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin e ardhshëm.

Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Atletico Madridi.

Edicionin e fundit Hernandez ka pasur telashe me lëndime, pasi për Bayernin ka regjistruar vetëm 11 paraqitje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë një asistim. Ai mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mbrojtës krahu.