Qendërmbrojtësi Lucas Hernandez do të jetë edhe për disa vjet pjesë e Bayern Munichut, ka bërë të ditur “Bild” të martën.
Mësohet se francezi së shpejti do ta rinovojë kontratën me Bayernin, pasi parimisht është pajtuar me kushtet e ofruara.
Me rinovimin e kontratës, 27-vjeçari do të mbetet pjesë e Bayernit deri në verën e vitit 2027.
Hernandez është pjesë e Bayernit prej vitit 2019, ndërsa kontrata aktuale i skadon vitin e ardhshëm.
Ai iu bashkua Bayernit nga Atletico Madridi për 80 milionë euro, ndërsa këtë edicion ka 1 gol e 1 asistim në 11 paraqitje.
Hernandez u lëndua në fund të vitit të shkuar në ndeshjen e parë me Francën në Botërorin “Katari 2022” dhe nuk do të rikthehet në fushë deri sezonin tjetër.