Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hernandez drejt PSG-së

Lucas Hernandez është i vendosur të largohet nga Bayern Munichu këtë verë për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, ka njoftuar “Bild” të mërkurën. Bëhet e ditur se Hernandez tashmë ka marrëveshje personale me Parisin dhe ka njoftuar Bayernin për vendimin e tij dhe po pret që klubet të dakordohen rreth transferimit.

Mësohet se Parisi është gati të ofrojë deri në 60 milionë euro për Hernandezin, të cilit i ka ofruar kontratë katërvjeçare me opsionin e vazhdimit.

27-vjeçari është pjesë e Bayernit prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Atletico Madridi dhe me bavarezët ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Ai edicionin e fundit ka qenë i lënduar dhe për Bayernin ka regjistruar në total 11 paraqitje në të gjitha garat, ku ka 1 gol e 1 asistim.