Mbrojtësi Lucas Hernandez pritet të largohet nga Bayern Munichu këtë verë për t’iu bashkuar skuadrës së Paris Saint-Germainit, ka njoftuar “L’Equipe” të enjten. Bëhet e ditur se Hernandez po dëshiron të transferohet te Parisi dhe për këtë arsye ka pezulluar negociatat me Bayernin për kontratën e re.
Ai ka njoftuar klubin bavarez për vendimin e tij dhe Parisi së shpejti pritet të bëjë ofertë zyrtare për transferimin e tij. 27-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në vitin e ardhshëm dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.
Hernandez është pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Atletico Madridi për 80 milionë euro.