West Ham Unitedi raportohet se ka mbajtur bisedime për të transferuar Javier Hernandezin e Bayer Leverkusenit.
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit do t’i kushtojë klubit londinez rreth 13 milionë funte.
Sipas SkySports, West Hami po synon të transferojë Chichariton pasi dëshiron të shtojë edhe një sulmues në skuadër.
Hernandez ka realizuar 39 gola në dy sezonet e fundit. Ai kaloi në Gjermani nga Unitedi për 7.3 milionë funte dy vjet më parë.
Artikuj të ngjashëm