Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami afër transferimit edhe të një sulmuesi

Pas transferimit të Javier Hernandezit nga Leverkuseni skuadra londineze West Ham Unitedi është afër transferimit edhe të një sulmuesi.

Bëhet fjalë për yllin e Stoke Cityt, Marko Arnautoviq, transmeton Koha.net.

Sky Sports News raporton se është arritur marrëveshja ndërmjet klubeve mbrëmë, për rreth 28 milionë euro.

Ai do të bëhet lojtari më i paguar në histori të West Hamit me 111 mijë euro në javë, por kjo mund të ndryshojë kur të kompletohet transferimi i Hernandezit.