Los Angeles FC dëshiron që ta ketë në radhët e veta sulmuesin e West Hamit, Javier Hernandez, raporton Evening Standard.
Meksikani u bashkua me “Hammers” nga Leverkuseni në afatin kalimtar të verës 2017 për 18 milionë euro, transmeton Koha.net.
LAFC nis sezonin në MLS në muajin mars, përderisa dëshiron të bashkojë Hernandezin me bashkëkombësin e tij Carlos Vela, të cilin e ka transferuar nga Real Sociedadi.