Valencia ka transferuar portierin Jasper Cillesen nga Barcelona për 35 milionë euro.
Portieri holandez largohet nga Barça pas tre sezonesh, ku fitoi pesë tituj.
Ai është paraqitur 32 herë për Barçën.
Për tre sezone, Cillesen ka fituar dy tituj të La Ligës, dy Kupa të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës.