Sport

Zvicra U21 “sulmon” Kroacinë me tre shqiptarë në ekipin bazë

Sulmuesi Andi Zeqiri dhe mesfushorët Bastien Toma e Toni Domgjoni do të startojnë te Zvicra U21 që nga ora 18:00 në Koper të Sllovenisë luan ndaj Kroacisë. Është kjo ndeshje e xhiros së dytë të fazës grupore të Evropianit të Shpresave.

Pjesë e Zvicrës është edhe Kastriot Imeri, që pritet ta fitojë rastin në pjesën e dytë.

Zvicra në ndeshjen e parë, më 25 mars, e mposhti Anglinë me rezultatin 1:0. Në atë ndeshje asistoi Imeri, ndërsa paraqitje të mirë kishin edhe tre shqiptarët tjerë.

Image