Njësoj si në ekipin A të Zvicrës, edhe shpresat e përfaqësueses helvetike kanë shqiptarë në radhët e veta.
Në listën e publikuar të premten nga përzgjedhësi Mauro Lustrinelli, të ftuar janë edhe portieri i Luganos, Amir Shaipi, mesfushori i Servettes, Kastriot Imeri, dhe ai i Zuerichut, Bledian Krasniqi.
Në muajin nëntor, Zvicra U21 do të luajë kundër Moldavisë më 12 nëntor, ndërsa më 16 nëntor udhëton te Uellsi.
Këto janë ndeshje të rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2023.
Zvicra ka gjasa të mira për t’u kualifikuar pasi në katër ndeshje ka marrë 10-të pikë, tri më shumë se Holanda që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Artikuj të ngjashëm