Katër futbollistë shqiptarë janë ftuar nga Zvicra U21 për Kampionatin Evropian.
Evropiani për grupmoshën U21 mbahet prej 21 qershorit deri më 8 korrik në Rumani dhe Gjeorgji. Përmes Evropianit, Zvicra synon të sigurojë biletën për Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm.
Kastriot Imeri, Ardon Jashari, Bledian Krasniqi dhe Amir Shaipi janë ftuar nga Zvicra U21. Të gjithë tashmë janë lojtarë të rëndësishëm në Superligën helvetike.
Zvicra është në grupin D së bashku me Norvegjinë, Francën e Italinë.