Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grup i vështirë për Zvicrën U21 në Evropian

Përfaqësuesja U-21 e Zvicrës, ku luajnë disa futbollistë shqiptarë do të përballet me Norvegjinë, Francën dhe Italinë në Evropianin e vitit të ardhshëm. Shorti është tërhequr të martën mbrëma në Bukuresht të Rumanisë, ndërsa Zvicra është në grupin D.

Evropiani për të rinj do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji nga 21 qershori deri më 8 korrik. Zvicra ishte në vazon e tretë.

Zvicra në ranglistën botërore është në vendin e dhjetë, ndërsa Franca dhe Italia më lart, përkatësisht katërt dhe shtatë. Së fundi të Shpresat e Zvicrës janë ftuar, Amir Shaipi, Kastriot Imeri, Bledian Krasniqi, ndërsa janë edhe disa të tjerë që mund të ftohen te Zvicra. Në grupin A janë Gjeorgjia, Portugalia, Belgjika dhe Holanda. Në grupin B, Rumania, Spanja, Ukraina dhe Kroacia, derisa në grupin C, Çekia, Anglia, Gjermania dhe Izraeli.

Image