Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy shqiptarë te Zvicra U21

Dy shqiptarë janë në listën e përzgjedhësit Sascha Tauch për dy ndeshjet e fundit të këtij viti për Zvicrën U21.

Zvicra U21 më 17 nëntor dhe 21 nëntor, zhvillon dy ndeshje në shtëpi, kundër Armenisë dhe Rumanisë.

Që të dyja janë të rëndësishme për kualifikime të Evropianit 2025.

Në mesin e 23 futbollistëve të ftuar për këto dy ballafaqime janë edhe qendërmbrojtësi i Luganos, Albian Hajdari, si dhe Dion Kacuri, mesfushori me tipare sulmuese i Grasshopperit.

Zvicra U21 është në Grupin E kualifikues.

Grupit i prinë Shqipëria me nëntë pikë pas katër ndeshjeve.

Shtatë pikë në tri ndeshje ka Zvicra në vendin e dytë.

Image
Artikuj të ngjashëm