Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicra pret shumë nga shqiptarët në Evropianin U21

Përfaqësuesja U21 e Zvicrës në futboll është kualifikuar për herë të dytë rresht në Kampionatin Evropian për grupmoshën nën 21 vjeç, që ka nisur të mërkurën.

Evropiani mbahet në Rumani dhe Gjeorgji, ndërsa Zvicra e udhëhequr nga katër shqiptarët do të paraqitet të enjten në ndeshjen Norvegjisë prej orës 18:00. Zvicra është në Grupin D, ndërsa përfaqësuesja “helvetike” në mesin e saj i ka shqiptarët: Amir Shaipi, Bledian Krasniqi, Ardon Jasharin dhe Kastriot Imerin. Katër futbollistët e rinj shqiptarë vlerësohen bartës të lojës së Zvicrës. Gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka bërë një përshkrim për secilin prej lojtarëve të Zvicrës.

“Amir Shaipi ka përparësinë, pasi ruajti portën gjatë kualifikimeve të Evropianit – dhe për këtë arsye shkon në turneun evropian si numri 1”, shkruan “Blick”.

Shaipi është portier i skuadrës së Luganos, ndërsa pret në të ardhmen të zërë vend në Përfaqësuesen A të Zvicrës. Zvicra ka synimin për ta mbyllur Evropianin në mesin e tre përfaqësueseve më të mira, në mënyrë që të sigurojë pjesëmarrjen në lojërat olimpike “Parisi 2024”.

“Si një nga tetë talentet e Kampionatit Evropian, ai tashmë ka ndier frymën e Përfaqësueses A. Është lider në qendër të mesfushës dhe dëshiron ta përdorë turneun si trampolinë për t’u transferuar në ndonjë ligë më të fortë”, ka shkruar gazeta zvicerane për Jasharin.

Jashari është lojtar i Luzernit dhe luan në rolin e mesfushorit të qendrës. Ai ishte pjesë e Zvicrës në Botërorin e mbajtur në Katari. “Blick”, Kastriot Imerin e përshkruan si një prej lojtarëve që mund të ketë shkëlqim në këtë Evropian.

Edhe Zvicra me katër shqiptarë në Evropianin e Shpresave Sport Zvicra me katër shqiptarë në Evropianin e Shpresave

“Transferimi rekord i Young Boysit ka aftësi të vendosë edhe vetë ndeshjet. Nëse arrin ta tregojë plotësisht potencialin e tij në Evropian, ka gjasa të mëdha që të përfundojë në një klub të madh”, ishin lavdet e “Blickut” për Imerin.

Një tjetër lojtar që pritet të ketë hapësirë te Zvicra U21 është edhe Bledian Krasniqi. Krasniqi ka treguar paraqitje të mira, por “Blick” shkruan se fati i tij i keq është që do të luftojë për një pozitë me Ardon Jasharin, i cili zbret nga Përfaqësuesja A për ta ndihmuar Zvicrën në Evropian. Krasniqi ka luajtur 32 ndeshje për Zuerichun në Superligën zvicerane, duke shënuar një gol, ndërsa pati edhe një asistim. Pas Norvegjisë, Zvicra të dielën do të përballet kundër Italisë, ndërsa më 28 qershor e luan kundër Francës ndeshjen e fundit të Grupit D.