Portieri i Luganos, Amir Shaipi, Kastriot Imeri i Servettes dhe Bledian Krasniqi i Zuerichut, janë në listën e përzgjedhësit Mauro Lustrinelli për duelet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2023 të grupmoshës U21, kundër Holandës dhe Bullgarisë.
Më 8 tetor, Zvicra U21 luan kundër Holandës U21, ndërsa më 12 tetor, Zvicra U21 udhëton te Bullgaria e kësaj grupmoshe.
Zvicra U21 është e para në Grupin E kualifikues me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, me tetë gola të shënuar e asnjë të pranuar.
Uellsi është i dyti me katër pikë, kurse Holanda e Bullgaria kanë nga tri pikë.
Një pikë e ka Moldavia U21 në vendin e pestë, kurse Gjibraltari është në vendin e fundit pa pikë.
Që të tre futbollistët shqiptarë të kësaj grupmoshe kanë qenë në fokus të Federatës së Futbollit të Kosovës.