Reprezentuesi i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Valon Zumberi, po stërvitet me ekipin e Hamburgut. Kjo është hera e parë që Zumberi është përfshirë në ekipin e parë, ka njoftuar Hamburgu në sajtin zyrtar.
Ai ka filluar stërvitjet të mërkurën dhe do të jetë me ekipin e parë deri në njoftimin e ardhshëm. Trajneri i Hamburgut, Tim Walter ka qenë në gjendje ta shoh nga afër 19-vjeçarin, i cili duket se ka lënë përshtypje të mirë.
Zumberi është produkt i akademisë së Hamburgut edhe këtë edicion ka luajtur me ekipin e dytë, ku ka shënuar dy gola në 17 paraqitje. Ai ka kontratë me Hamburgun deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa para se të ftohet nga ekipi U21 i Kosovës, ka luajtur edhe për gjeneratën U17 e U17.
Me ekipin U21, Zumberi ka shtatë paraqitje.
Hamburgu këtë edicion po bën gara në Bundesligën 2 dhe të shtunën luan në shtëpi kundër Karlsruherit në kuadër të xhiros së 30-të. Aktualisht, zë vendin e gjashtë në tabelë me 45 pikë të mbledhura.
-
Kapiteni i Kosovës U21 kërkon largimin nga Hamburgu
-
Zumberi largohet pas 13 vjetësh nga Hamburgu, e ardhmja në kategorinë e tretë gjermane
-
Mbrojtësi 18-vjeçar i Kosovës del në ekipin e parë të Hamburgut
-
Zumberi huazohet te skuadra e fundit në kategorinë e dytë të Zvicrës
-
Hamburgu mendon ta huazojë Zumberin në Bundesliga 3