Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapiteni i Kosovës U21 kërkon largimin nga Hamburgu

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës U21 në futboll, Valon Zumberi, ka qenë të martën pjesë e testeve të performancës me skuadrën e Hamburgut. Qendërmbrojtësi, po ashtu, është pjesë e listës së lojtarëve do të udhëtojnë të enjten në përgatitjet në Spanjë. Por Zumberi dëshiron të largohet nga skuadra gjermane gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Bild” shkruan se Zumberi mendon se nuk ka rol të rëndësishëm në planet e trajnerit Tim Walter.

Gazeta e madhe gjermane ka raportuar se Zumberit i është lejuar largimi në dimër, por vetëm në një prej klubeve të rangjeve më të ulëta në Gjermani.

Zumberi gjasat e mëdha i ka të kalojë në një prej klubeve të Bundesligës së tretë të Gjermanisë.

Lubeck, Hallescher dhe Mannheimi janë klubet e interesuara. Megjithatë, një vendim përfundimtar nuk është marrë ende.

21-vjeçari me Hamburgun ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Nuk ka luajtur në asnjë prej ndeshjeve të këtij edicioni me Hamburgun në Bundesliga 2.