Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zumberi largohet pas 13 vjetësh nga Hamburgu, e ardhmja në kategorinë e tretë gjermane

Në korrik të vitit 2010, Valon Zumberi i ishte bashkuar grupmoshave të reja të Hamburgut.

Te kjo skuadër i kaloi te gjitha grupmoshat, por mbrojtësi 21-vjeçar po ka telashe për t’u stabilizuar në ekipin e parë të klubit të Bundesliga 2 të Gjermanisë. Dhe, sipas Bild, Zumberi në janar do të largohet nga Hamburgu.

Këtë edicion futbollisti i U21 të Kosovës i ka gjashtë paraqitje në kategorinë e katërt me ekipin e dytë të Hamburgut, ndërsa me ekipin e parë është grumbulluar vetëm një herë dhe nuk është aktivizuar.

Ai vlerësohej mbrojtës me potencial të madh, por Hamburgu ka vendosur ta lirojë. Klubi gjerman po e kërkon një mbrojtës, ndërsa nuk po llogarit në Zumberin.

Bild ka shkruar se shumë skuadra të kategorisë së tretë gjermane janë të interesuara për Zumberin, duke përfshirë Saarbrueckenin, Ingolstadtin, Luebeckun e Waldhof Mannheimin. Zumberi i ka vetëm dy paraqitje në Bundesliga 2.

Është kapiten i Kosovës U21, për të cilën ka 18 paraqitje. Më herët ka luajtur edhe për U17 të Kosovës. Me Hamburgun ka kontratë deri në verë.