Valon Zumberi nuk bën pjesë në planet e Hamburgut në edicionin 2023/2024. Klubi i Bundesliga 2 përpara se ta huazojë në një skuadër të Bundesligës 3 të Gjermanisë do t’ia vazhdojë kontratën Zumberit deri në vitin 2025. Zumberi është qendërmbrojtësi i gjashtë te Hamburgu. Ai në dy ndeshjet e fundit është aktivizuar në Ligën Regjionale U21.
Waldhof Mannheim dhe Saarbrucken janë dy klubet e interesuara për ta marrë Zumberin.
Hamburgu ende nuk ka vendosur se në cilën skuadër ta huazoj mbrojtësin e Përfaqësueses U21 të Kosovës. 20-vjeçari është zhvilluar te Hamburgu. Por do t’i duhet ende kohë për të siguruar një vend në ekipin e parë të klubit gjerman.
Artikuj të ngjashëm
-
Zumberi largohet pas 13 vjetësh nga Hamburgu, e ardhmja në kategorinë e tretë gjermane
-
Zumberi huazohet te skuadra e fundit në kategorinë e dytë të Zvicrës
-
Kapiteni i Kosovës U21 kërkon largimin nga Hamburgu
-
Zyrtare, Hajdari vazhdon kontratën me Hoffenheimin
-
Edhe një klub i Bundesligës synon Hajdarin