Kampioni në fuqi i Zvicrës, Zuerichu assesi të gjejë rrugën drejt sukseseve në këtë edicion. Zuerichu ndan pozitën e fundit në elitën helvetike me vetëm dy pikë nga tetë ndeshje. Ndërkohë të dielën ka dështuar edhe në Kupën e Zvicrës në futboll.
Është ndalur në raundin e dytë, duke pësuar 3:2 nga Lausanne e kategorisë së dytë. Ndeshja është vendosur pas vazhdimeve. Aldin Turkesh shënoi në minutën e 96-të për Lausannen për të siguruar vazhdimet. I njëjti lojtar shënoi në minutën e 114-t, për rezultatin 3:2, përkatësisht për kualifikimin e Lausannes.
Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti, Blerim Xhemaili e Donis Avdijaj startuan te Zuerichu. U aktivizua edhe Lindrit Kamberi, ndërsa në stol qëndroi Bledian Krasniqi. Florian Hysenaj qëndroi në stol te Lausanne.