Një zjarr i madh e ka dëmtuar çatinë e arenës olimpike të Rios të mërkurën.
Afro 80 zjarrfikës dhe 20 automjete për fikjen e zjarrit janë angazhuar për ta parandaluar djegien e tërësishme të arenës shumë të dëmtuar.
Kryetari i Rio de Janeiros, Eduardo Cavaliere, ka thënë se sipas vlerësimeve të para, nuk ka pasur dëmtim të pjesës së poshtme të arenës.
Sipas “CNN Brazil”, zjarrfikësit janë munduar që t’i ruajnë edhe artefaktet që gjenden në muzeun brenda velodromit.
Nuk është raportuar për të lënduar.
Çatia e kësaj arene është djegur dy herë edhe në vitin 2017.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr në Orikum
-
Zjarret vërshojnë Greqinë, autoritetet evakuojnë zonat afër kryeqytetit
-
Zjarret në shtetin e Washingtonit detyrojnë 60 mijë njerëz të evakuohen
-
Greqia vazhdon luftën me zjarret pas përplasjes së dy helikopterëve që po hidhnin ujë
-
Mijëra të evakuuar në Greqi teksa zjarret në Evropë vazhdojnë të përhapen