Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ziyech insiston se Chelsea kontrolloi lojën

Njëri prej golashënuesve në fitoren 2:0 të Chelseat ndaj Atletico Madridit, Hakim Ziyech ka insistuar se londinezët patën paraqitje fantastike.

Sipas tij, Atleticos nuk iu lejuan shumë hapësira dhe Chelsea e kontrolloi lojën në përgjithësi.

“Atletico nuk pati raste shumë sepse nuk arriti të krijoj. Ne e kontrolluam ndeshjen dhe mund të them se duhet të ndihemi krenar me paraqitjen tonë. Jam i kënaqur me kalim tutje dhe shpresoj të kemi një kundërshtar të mirë në çerekfinale”, është shprehur Ziyech.

“Patëm pak vështirësi në fillim por pastaj ishim të mirë në çdo aspekt. Ishte një gol i rëndësishëm për mua pasi e shënova pas një kohe të gjatë”.

Artikuj të ngjashëm