Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ziyech i gatshëm për të luajtur sërish për Marokun

Hakim Ziyech dukej i qetë në stërvitje të martën, teksa përgatitej të luante ndeshjen e tij të parë me Marokun që nga kthimi në skuadër, raporton “AP” të martën.

Ylli i Chelseat pati një konflikt me ish-selektorin Vahid Halilhoxhiq. Pas konfliktit, 29-vjeçari njoftoi tërheqjen nga përfaqësuesja, por trajneri i ri Walid Regragui, megjithatë, përfshiu mesfushorin në skuadrën e tij prej 26 lojtarësh për Katar.

Halilhoxhiq u shkarkua në gusht të këtij viti nga posti i selektorit të Marokut.

Në stërvitjen e Marokut, disponimi ishte i mirë të martën.

Mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi ndau një shaka me shokët e skuadrës në stërvitjen e fundit para përballjes më Kroacinë të mërkurën. Ndeshja i takon grupit F, pjesë e të cilit janë edhe Belgjika dhe Kanadaja.

Paraqitja më e mirë e Marokut në Kupën e Botës është në vitin 1986, kur ata befasuan të gjithë, jo vetëm duke u kualifikuar nga një grup i përbërë nga Anglia, Polonia dhe Portugalia, por duke e fituar atë.