Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ziyech tërhiqet nga Përfaqësuesja e Marokut

Hakim Ziyech ka vendosur të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Marokut. Ylli i Chelseat ishte përjashtuar nga trajneri Vahid Halilhodziq në prag të Kupës së Afrikës, i cili i ka bërë me dije se nuk do ta ftojë më.

“I kuptoj ata, por nuk do të kthehem në Përfaqësuesen marokene dhe ky është vendimi im përfundimtar. Në fund të fundit, është një vendim që trajneri e merr dhe duhet ta respektoni”, deklaroi Zyiech.

28-vjeçari për herë të fundit luajti për Marokun në qershor të vitit të kaluar në një miqësore ndaj Burkina Fasos.

Ziyech ka pasur probleme të shumta me përzgjedhësin Halilhodziq.