Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maroku shkarkon përzgjedhësin tre muaj para Botërorit

Përzgjedhësi që ndihmoi Marokun të kualifikohet në Kupën e Botës është shkarkuar të enjten, tre muaj para nisjes së turneut në Katar.

Federata e Futbollit të Marokut ka thënë se vendimi për ta shkarkuar Vahid Halilhoxhiqin është marrë për shkak të mospajtimeve në përgatitjen e ekipit për këtë turne.

Maroku ndeshjen e parë e luan më 23 nëntor kundër finalistit të Botërorit të vitit 2018, Kroacisë. Kjo përfaqësuese do të luajë edhe kundër Belgjikës dhe Kanadasë në Grupin F.

Largimi i Halilhoxhiqit e hap derën edhe për rikthimin e Hakim Ziyechit në skuadër. Boshnjaku e përjashtoi futbollistin e Chelseat nga skuadra vitin e kaluar. Dyshohet se futbollisti nuk ka dashur të luajë në një miqësore dhe kjo ka qenë arsyeja e përjashtimit të tij.

Është hera e tretë që 69-vjeçari Halilhoxhiq shkarkohet nga një skuadër që e ndihmon të kualifikohet, e që nuk e udhëheqë vet në Botëror.

Ai e kualifikoi Bregun e Fildishtë në Botërorin e vitit 2010, dhe Japoninë në edicionin e vitit 2018.

Edhe Trajneri boshnjak që dërgoi Marokun në Botëror nuk do ta përcjellë gjysmëfinalen Sport Trajneri boshnjak që dërgoi Marokun në Botëror nuk do ta përcjellë gjysmëfinalen

Megjithatë, e humbi punën para nisjes së Botëroreve.

Në Kupën e Botës 2014, Halilhoxhiqi e udhëhoqi Algjerinë deri në 1/8 e finales, ku skuadra e tij humbi në kohën shtesë nga Gjermania, që më pas e fitoi gjithë turneun.