Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zielinski refuzon West Hamin

Mesfushori Piotr Zielinski ka refuzuar transferimin në Premier League, te West Ham Unitedi. “Sky Sport Italia” ka njoftuar të martën se Zielinski ka vendosur të mbetet te Napoli edhe pse ekipi italian kishte arritur marrëveshje me West Hamin.

Anglezët kishin ofruar 40 milionë euro plus bonuse për Zielinskin, i cili ka refuzuar kontratën trivjeçare me pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh. Mesfushori polak dëshiron që sezonin e ri, të luajë te Napoli në Serie A.

28-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.